Foto/ Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet një makinë e djegur në fshatin Mirakë
01/12/2025 10:00
Një makinë e djegur është gjetur në afërsi të fshatit Mirakë, aksi rrugor Elbasan-Librazhd.
Dyshohet se makina është përdorur nga autorët e vrasjes së biznesmenit Edmond Hyka, Mondi Mëhalla.
43-vjeçari u qëllua menjëherë pasi doli nga biznesi i tij dhe u fut në makinë, aty ku u ekzekutua me dy plumba.
Sipas informacioneve, 43-vjeçari që ngeli viktimë këtë mbrëmje kishte precedent penal në fushën e narkotikëve.
Top Channel