Detaje nga atentati në Elbasan, makina e autorëve rezulton në pronësi të kompanisë së biznesmenit të ekzekutuar
01/12/2025 13:44
Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e biznesmenit, Edmond Mëhalla në Elbasan.
Gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku raporton se makina e djegur, e dyshuar se është përdorur nga autorët për t’u larguar nga vendngjarje ka qenë në pronësi të kompanisë së biznesmenit.
Edmond Hyka, i njohur edhe si Mondi Mëhalla, u qëllua menjëherë pasi doli nga biznesi i tij dhe u fut në makinë, aty ku u ekzekutua me dy plumba.
Sipas informacioneve, 43-vjeçari që ngeli viktimë kishte precedent penal në fushën e narkotikëve.
Top Channel