Rekrutët ukrainas rrëfejnë tmerret e luftës, tregojnë se si batalioni i tyre me të rinj u asgjësua nga rusët Disa udhëheqës të Alternativës për Gjermaninë po përpiqen të zbusin imazhin ekstremist të partisë.
Përpara se Leif-Erik Holm të kthehej në një nga figurat kryesore të së djathtës ekstreme gjermane, ai ishte DJ i një emisioni radiofonik mëngjesi në Gjermaninë lindore, i vlerësuar për “shakatë e tij të këndshme”. Tani, përpara zgjedhjeve rajonale të vitit që vjen në të gjithë vendin, 55-vjeçari është gati të kthehet në kandidatin kryesor të AfD-së në landin e Mecklenburg-Pomerania Perëndimore, një zonë kryesisht rurale që kufizohet me Poloninë dhe Detin Baltik.
Sondazhet e opinionit e vendosin AfD në vendin e parë me 38 përqind të mbështetjes në këtë land, dhe Holm, vazhdon Politico, mishëron llojin e kandidatit që të paktën disa krerë të AfD-së e duan gjithnjë e më shumë në krye të listës. Ai përgjithësisht e shmang llojin e retorikës nxitëse që politikanë të tjerë në parti e kanë përqafuar dhe thotë se kërkon dialog me kundërshtarët e tij politikë. I pyetur se çfarë do të bënte partia e tij nëse merr pushtetin në shtetin e tij vitin e ardhshëm, Holm paraqiti disa propozime që tingëllonin të padëmshme: të investojë më shumë në arsim, dhe të sigurohet që fëmijët e emigrantëve të mësojnë gjermanisht para se të fillojnë shkollën.
“Unë jam në fakt një djalë i mirë,” thotë Holm. Politico thotë se bashkëkryetarja e partisë, Alice Weidel, po përpiqet të ndryshojë imazhin e saj, pasi beson se në këtë pikë, AfD nuk do të jetë në gjendje të bëjë kalimin drejt pushtetit të vërtetë politik nëse nuk largohet nga kandidatët që përqafojnë pozicione hapur ekstreme. Kjo do të thotë largim nga udhëheqësit kontrovers si Björn Höcke – i shpallur fajtor nga një gjykatë për shkak se kishte përdorur një slogan nazist si dhe nga Maximilian Krah, i cili vitin e kaluar qe shprehur se “ se jo kushdo që mbante një uniformë SS ishte automatikisht kriminel”.
Në vend të kësaj, kandidati i preferuar, të paktën për Weidel dhe njerëzit në kampin e saj, është dikush si Holm, i cili mund të paraqesë një fytyrë më të pastër të kësaj partie.
Politico insiston megjithatë se ndryshimi po rezulton të jetë vetëm sipërfaqësor, dhe madje edhe Weidel, pavarësisht rolit të saj udhëheqës kombëtar, nuk mund ta parandalojë rënien e maskës të kësaj force politike.
Top Channel