“Mirënjohje për angazhimin e tij”/ Fitoi Nobel-in për Paqe, udhëheqësja e opozitës venezueliane i dhuron medaljen e saj Presidentit Trump 15/01 22:52
Të paktën 1 person është vrarë dhe 11 të tjerë janë plagosur në sulmet ajrore ruse në Kiev, tha të komanda ushtarake e kryeqytetit ukrainas.
Forcat ruse goditën periferinë Vyshhorod, në veri të Kievit, ku shpërtheu një zjarr në një kompleks banimi. Zjarrfikësit nxituan në vendngjarje, ndërsa ekipet e shpëtimit po ndihmojnë banorët e një pallati apartamentesh, sipas një postimi në platformën Telegram të komandës ushtarake të kryeqytetit ukrainas.
Gjashtë persona të plagosur janë dërguar në spital, përfshirë një fëmijë, raporton informacioni përkatës.
Top Channel