Tentuan të shisnin në Shqipëri makina të vjedhura jashtë, procedohen penalisht dy persona në Tiranë dhe shpallen në kërkim dy të tjerë Një automjet tip Toyota është përfshirë nga flakët ditën e sotme në aksin Lushnjë–Rrogozhinë, duke shkaktuar panik tek drejtuesit e tjerë të mjeteve dhe bllokim të trafikut për rreth 3 kilometra, nga Cerma deri në Pluk.
Mësohet se mjeti drejtohej nga një nënë, e cila kishte si pasagjerë dy fëmijët e saj, ndërsa fatmirësisht askush nuk ka mbetur i lënduar.
Sipas informacioneve për Top Channel, makina është përplasur nga pas me një furgon të OSHEE, për shkak të mosmbajtjes së distancës nga drejtuesja e Toyota-s. Menjëherë pas përplasjes, automjeti dyshohet se ka shpërthyer në flakë, duke u djegur plotësisht.
Forcat e policisë dhe zjarrfikëseve ndodhen në vendngjarje, ndërsa po punohet për normalizimin e qarkullimit në segmentin e bllokuar. Autoritetet po hetojnë shkaqet e plota të ngjarjes.
Top Channel