Teherani godet sërish Kuvajtin, sulmon të njejtën rafineri nafte që shenjestroi një ditë më parë Dërgesat amerikane të gazit natyror të lëngshëm, LNG drejt Europës rezulton të jenë rritur me 40% pas sanksioneve ndërkombëtare të vendosura Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.
Të dhënat tregojnë se kjo rritje e sasisë së gazit të lëngshëm në tregun europian ka ofruar një burim më të qëndrueshëm energjie dhe ka ndihmuar në zvogëlimin e varësisë nga furnizuesit rusë. Në të njëjtën kohë mbërrijnë raporte se tregu global i këtij gazi po përballet me një furnizim të tepërt.
Janë shfaqur projekte të reja të LNG-së, kapacitetet e eksportit janë në rritje dhe dërgesat gjithashtu, duke sjellë një ulje të çmimeve ndërkombëtare.
Në Europë, çmimet e gazit kanë rënë në nivelin më të ulët që nga vitet e fundit, duke reflektuar pjesërisht rritjen e konsiderueshme të importeve nga SHBA-ja.
Bloomberg shkruan se LNG-së amerikane drejt Evropës pritet të mbërrijnë në rreth 10.7 milionë tonë në këtë fundvitit, në shtim i n djeshëm ky krahasuar me 7.6 milionë tonët që u dorëzuan në të njëjtën periudhë të vitit 2022.
Ekspertët e industrisë theksojnë se kjo tendencë mund të ketë ndikim afatgjatë në tregun global të energjisë, duke shtyrë vende të ndryshme të diversifikojnë burimet e tyre të energjisë dhe të investojnë më shumë në infrastrukturën e magazinimit dhe transportit të gazit.
Top Channel