Pranoi se gënjeu në CV-në e tij, Ministri i Mbrojtjes së Rumanisë jep dorëheqjen pas 5 muajsh në detyrë
Numri i viktimave nga zjarri në një kompleks banesash në Hong Kongut ka arritur 128, ndërsa rreth 200 persona rezultojnë të zhdukur.
Sipas CNN, tetë persona janë arrestuar lidhur me ngjarjen, përfshirë drejtorë kompanish ndërtimi, menaxherë projektesh dhe nënkontraktorë, ndërsa tre të tjerë u arrestuan më parë për neglizhencë të rëndë.
Zjarri përfshiu tetë ndërtesa publike dhe u përhap me shpejtësi, duke bllokuar banorët brenda. Alarmet e zjarrit nuk funksiononin dhe ndërtesat ishin duke u rinovuar, me skela dhe rrjetë mbrojtëse prej bambuje. Polistireni i ndezshëm në dritare përshpejtoi përhapjen e flakëve, ndërsa temperatura brenda ndërtesave arrinte mbi 500°C.
Shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende dhe hetimet pritet të zgjasin tre deri në katër javë. Familjet e viktimave do të marrin kompensim nga qeveria, ndërsa autoritetet po bashkëpunojnë me konsullatat për riatdhesimin e punëtorëve të huaj të mbijetuar.
Top Channel