UEFA uron Shqipërinë për 113-vjetorin e Pavarësisë: Gëzuar Ditën Kombëtare, kombi i apasionuar pas futbollit…
E ardhmja e Elseid Hysajt te Lazio duket të jetë drejt fundit. Përjashtimi i tij nga lista e skuadrës për ndeshjen vendimtare kundër Milanit në San Siro ka ndezur alarmin mbi situatën e mbrojtësit shqiptar, i cili sipas Corriere della Sera nuk është më pjesë e planeve të trajnerit Maurizio Sarri.
Ky zhvillim pritet të vulosë largimin e tij që në merkaton e janarit, sipas asaj që raportojnë mediat pranë klubit bardhekaltër.
Lazio përballet me mungesa të mëdha në mesfushë pas lëndimit të Danilo Cataldit, një tendosje e pulpës që do ta mbajë jashtë fushës për dy deri në tre javë. Situata e vështirë ka detyruar klubin të rikthejë në dispozicion Fisayo Dele-Bashiru, edhe pse nigeriani pritet të jetë së shpejti me kombëtaren e tij në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Ky riaktivizim ka sjellë edhe vendimin më të fortë: përjashtimin e Elseid Hysajt nga ekipi për këtë fazë të sezonit, duke e lënë atë praktikisht jashtë projektit teknik të Sarrit.
Në këtë situatë, Elseid Hysaj shihet gjithnjë e më tepër si lojtar i panevojshëm për Lazion. Me zgjedhjet e Sarrit dhe presionin e merkatos, mbrojtësi shqiptar është i destinuar të largohet nga kryeqyteti italian në janar, ndërsa pritet që klubet e interesuara të nisin kontaktet në ditët në vijim.
Top Channel