Renditja UEFA i buzëqesh sërish Italisë; skuadra e 5 në Champions League nuk është më një mirazh
UEFA ka vendosur masa disiplinore ndaj Atlético Madrid pas sjelljeve raciste të tifozëve gjatë humbjes 4-0 kundër Arsenalit në Ligën e Kampionëve, në ndeshjen e zhvilluar në Londër në tetor të këtij viti.
Klubi spanjoll u akuzua për gjeste, imitime dhe përshëndetje naziste, të cilat bien ndesh me rregulloren e UEFA-s për sjellje raciste dhe/ose diskriminuese. Incidentet rikthyen në vëmendje një seri rastesh të ngjashme të tifozëve madrilenë, përfshirë ofendimet e lëshuara më herët ndaj sulmuesit të Real Madridit, Vinícius Júnior.
Disiplina e UEFA-s vendosi të:
Gjobisë Atlético Madridin me 30,000 euro,
Të ndalojë shitjen e biletave për një ndeshje evropiane jashtë fushe, me pezullim për një periudhë prove njëvjeçare.
Kjo do të thotë se masa për ndalimin e biletave nuk do të hyjë në fuqi nëse tifozët e klubit nuk përsërisin incidente të ngjashme brenda 12 muajve.
Përveç kësaj, UEFA vendosi edhe një gjobë 10,000 euro për hedhjen e objekteve, një sanksion i menjëhershëm dhe jo i pezulluar.
Vendimi i UEFA-s përfshin sinjalin e qartë se sjelljet raciste nuk tolerohen në kompeticionet evropiane. Atlético Madrid, i cili ka qenë në qendër të kritikave për disa episode të tilla nga tifozët e tij, rrezikon sanksione të ashpra nëse përsëriten incidente gjatë periudhës së provës.
Top Channel