“Shqipëria e Madhe” në dru, punimi i veçantë në ditën e Flamurit frymëzuar nga filmi “Skënderbeu”

28/11/2025 13:11

Ergit Guda ka studiuar pikturë dhe është i apasionuar gjithashtu pas punimeve të drurit.

Mjaftoi një segment i filmit “Skëndërbeu” që artistin nga Elbasani ta frymëzonte të krijonte këtë tavolinë, hartë e Shqipërisë së Madhe ndërsa të gjitha detajet tregojnë historinë tonë kombëtare.

Nuk kam devijuar fare nga pjesa e historisë së Shqipërisë, jam brenda kornizës. Shqipëria e madhe sepse kjo hartë duhet të ishte realiteti. Kjo hartë duhet të ekzistonte gjithmonë”, shprehet Ergit Guda, artist.

Ju deshën tre muaj punë dhe disa herë të rishihte filmin “Skëndërbeu” për të krijuar edhe detajet më të vogla që artistin e mbushin me krenari e dashuri për Shqipërinë.

Kjo shpatë më ka frymëzuar më shumë nga të gjithë gjërat që ka kjo tavolinë, shpata ka shumë rëndësi për mua sepse këtë shpatë Skëndërbeut ja ka dhuruar Sulltan Murati II dhe Skëndërbeu po me këtë shpatë ka korr shumë beteja. Po me shpatën që i dha turku. Skdërbeu ka pas edhe një shpatë të drejtë, por kjo është shpata që i dha turku, është tek varri në Lezhë bashkë me përkrenaren.

Edhe portretin e kam pikturuar me bojëra vaji, pastaj dalim tek Ismail Qemali. Më poshtë është pistoleta e Isa Boletinit dhe jeleku i shqiptarëve po nga Isa Boletini.

Kemi flamurin shqiptar, plisin që shqiptarët nuk e kanë heq kurrë. Dhe Ballist Morina që na solli fjalën Autochthonus që ne e meritojmë”, shton artisti Guda.

Artisti thotë se kjo tavolinë do të qëndrojë në studion e tij për ti kujtuar gjithmonë se guri i rëndë qëndron në vend të vet.

Zemra më fort tek Shqipëria. Tek Shqipëria, ku do rrahë tjetër”, përfundoi Ergit Guda.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta