Qarku i Kukësit zgjohet i zbardhur, probleme me energjinë elektrike në Tropojë

28/11/2025 09:36

I gjithë territori i Qarkut Kukës gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit në lartësinë mbi 500 m është përfshirë nga reshje bore dhe shiu me intensitet mesatar.

Në Valbonë lartësia e borës shkon deri në 10 cm.

Mësohet se të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme dhe nuk përbejnë rrezik paso vështirësi për drejtuesit e mjeteve.

Në lidhje me furnizimin me energjinë elektrike, vetëm 39 abonentëve të fshatit Llugaj, Nj. Adm. Llugaj bashkia Tropojë kanë probleme.

 

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta