Mbeti e plagosur nga të shtënat me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, humb jetën anëtarja e Gradës Kombëtare në Uashington

28/11/2025 07:58

Sarah Beckstrom, anëtarja 20-vjeçare e Gardës Kombëtare, e cila mbeti e plagosur nga të shtënat në Uashington DC, ka ndërruar jetë.

Presidenti Donald Trump konfirmoi vdekjen e saj, ndërsa ushtari i dytë i plagosur, 24-vjeçari Andrew Wolfe, ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Dy pjesëtarët e Gardës u qëlluan nga afër të mërkurën pasdite pranë Sheshit Farragut, vetëm pak blloqe larg Shtëpisë së Bardhë. Ata ndodheshin në patrullë kur u sulmuan.

Policia arrestoi të dyshuarin, 29-vjeçarin Rahmanullah Lakanwal, një shtetas afgan që erdhi në SHBA në vitin 2021 nën programin “Mirë se vini aleatët”. Zyrtarët amerikanë konfirmuan se ai ka punuar më herët me CIA-n dhe me forcat partnere në Afganistan.

Prokuroria njoftoi se Lakanwal do të akuzohet për sulm me qëllim vrasjeje dhe posedim armë gjatë kryerjes së një krimi, ndërsa theksoi se do të kërkohet dënimi me vdekje. Nëse Wolfe nuk mbijeton, akuza do të rëndohet në “vrasje të shkallës së parë”.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta, pasi Garda Kombëtare ka disa muaj që patrullon kryeqytetin amerikan pas rritjes së kriminalitetit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta