Lezha feston Pavarësinë pranë bustit të Skënderbeut, ngrihet në mënyrë simbolike flamuri kombëtar

28/11/2025 10:51

Lezha ka festuar 113-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë.

Aktivitetet nisën pranë bustit të Gjergj Kastriot Skënderbeut, me një kërcim artistik të fëmijëve të Qendrës Kulturore të Fëmijëve, për të vijuar më pas me ceremoninë zyrtare pranë obeliskut. Në mënyrë simbolike u zhvillua ngritja e flamurit kombëtar, ndërsa u vendosën edhe kurora me lule.

Në aktivitet morën pjesë drejtues vendorë, prefekti i qarkut, deputeti i Partisë Socialiste Ermal Pacaj, si edhe përfaqësues të komuniteteve fetare.

Risia e këtij viti ishte rikthimi i bandës muzikore të qytetit të Lezhës, e cila pas shumë vitesh mungesë u prezantua nga artistë të shkollës “Besëlidhja” dhe mësues të saj.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta