Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Pogradec, dyshimet e para
28/11/2025 12:54
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Pogradec.
Një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen nr. 5 të qytetit.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktima ishte endacak dhe dyshohet se është rrëzuar pas një infarkti çka ka sjellë vdekjen e tij. Nga ana e policisë po bëhen veprimet lidhur me ngjarjen, ku do të identifikohet viktima dhe do të përcaktohet shkaku i vdekjes.
Nuk përjashtohet mundësia që vdekja të ketë ardhur edhe për shkak të temperaturave të ulëta në juglindje.
Top Channel