Korça përkujton Llazar Zai Fundon, përjetësohet pas 81 vitesh me një bust intelektuali që pagoi me jetë mendimin e lirë

28/11/2025 19:54

Llazar Zai Fundo një nga figurat më të spikatura të historisë politike shqiptare, njeriu që synoi një Shqipëri më të hapur, demokratike dhe që vizioni i tij europian e zëri kritik i kushtuan jetën, pas dekadash heshtjeje, po merr vendin që i takon mes figurave të historisë sonë.

Në qytetin e Korçës, sheshi përpara bashkisë mban emrin e tij ndërsa kujtimi i Zai Fundos është përjetësuar me një bust. Studiuesi dhe profesori Aurel Plasari e cilësoi monumentin që Korça ka ngritur për të si “një borxh historik, pasi Fundo nuk ishte vetëm viktimë e diktaturës, por viktimë personale e Enver Hoxhës, dhe se ekzekutimi i tij mbetet dëshmi e xhelozisë së pushtetit ndaj intelektualëve dhe mendimit të lirë.

Në nder të tij, në Katedralen e Korçës u zhvillua më herët një ceremoni përkujtimore me rastin e 81-vjetorit të vdekjes së Zai Fundos, ku të afërmit e përshkruan si një mendimtar të lirë, të vërtetat e të cilit edhe vetë ata po i njohin më shumë dhe duke lënë pas paragjykimet e trashëguara nga sistemi komunist.

Sot, kujtimi i Llazar Zai Fundos nuk qëndron më në hije dhe rivlerësimi i figurës së tij nuk është thjesht një përkujtim historik, por një rikthim dinjiteti ndaj një intelektuali mendimtar që i parapriu kohës, me bindje të forta dhe ideale që sistemi i ndëshkoi.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta