Dëbora zbardh edhe Bulqizën, autoritetet thirrje drejtuesve të mjeteve: Kujdes nga prezenca e ngricave në rrugë
28/11/2025 10:18
Ulja e temperaturave në mënyrë të ndjeshme ka sjell reshje të lehta dëborë në zonat malore të Bulqizës.
Reshje dëbore ka rënë kryesisht në disa fshatra të thella të njësisë administrative të bashkisë Bulqizë si në Ostren, Trebisht, Martanesh, Zerqan, Fush Bulqizë dhe Martanesh.
Aktualisht nuk raportohet për ndonjë problematikë deri në këto momente.
Ndërkohë policia lokale e Bulqizës bën thirrje drejtueseve të mjeteve të kenë kujdes në lëvizje në këto zona pasi gjatë pasdites mund të ketë edhe prezencë të ngricave në rrugë.
Top Channel