Zbulohet “OPLAN DEU”/ Gjermania përgatitet për luftë me Rusinë, harton planin sekret ushtarak dhe bëhet qendra logjistike e NATO-s Në ditën kur Papa Leoni i XIV nisi udhëtimin e parë të papatit të tij jashtë kufijve, që e çon atë në Turqi e Liban, Vatikani vendosi një pemë Krishtlindjesh 27 metra të lartë, duke i dhënë kështu tonet zyrtare atmosferës së festave të fundvitit.
Pema e lartë u dhurua nga komunat e Lagundos dhe Ultimos. Përveç bredhit të zgjedhur për Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan kanë mbërritur edhe pemë të tjera më të vogla nga provinca e Bolzanos, të cilat do të zbukurohen e do të ekspozohen në ndërtesat e Selisë së Shenjtë dhe qytet-shtetit të Vatikanit.
Skena e Lindjes së Krishtit sakaq, që do të vendoset në Sheshin e Shën Pjetrit, sivjet mbërrin nga provinca e Salernos, në Kampania dhe, do të ketë elemente tipike të zonës së Nocerës. Vepra paraqet Misterin e Mishërimit të Birit të Zotit, duke integruar simbole fetare, elemente vendase dhe figura të rëndësishme përfaqësuese të rajonit të Kampanias. Ndër ta, një bari me tiparet e Shërbëtorit të Zotit, Don Enrico Smaldone, së bashku me dy fëmijë, ndërsa ngjiten në një shkallë, që përfaqëson Krishtin si Qendrën e vetme të procesit edukativ. Asnjë event tjetër kristian nuk festohet kaq intensivisht në Gjermani sa lindja e Krishtit, thonë historianët. Edhe në mijëvjeçarin e tretë kalendari nuk mund të mendohet pa krishtlindjet.
Kultura e festës, që ka evoluar gjatë shekujve, ka nxjerrë një simbol, pa të cilin festa do të ishte e paimagjinueshme: Pema e ndriçuar e krishtlindjeve ndeshet për herë të parë në shekullin e 19-të, ndërsa tradita e të dhuruarit erdhi më vonë, dhe në shekullin e 21-të krishtlindjet në vetvete, për ekspertët, janë bërë një festë kryesisht konsumuese.
Top Channel