Shtyhet seanca në Gjykatën e Posaçme për dosjen “5D”, zbulohet arsyeja
Një zjarr masiv që shpërtheu në një ndërtesë në Hong Kong ka shkaktuar tragjedinë më të madhe të këtij lloji në qytet për më shumë se 60 vite.
Deri më tani, të paktën 55 persona janë raportuar të vdekur dhe 268 të tjerë janë ende të zhdukur. Pesëdhjetë e një persona humbën jetën në vendngjarje dhe katër në spital. Një zjarrfikës gjithashtu ka vdekur.
Ky është zjarri më vdekjeprurës që ka ndodhur në Hong Kong që nga incidenti i gushtit 1962, kur një zjarr në lagjen Sham Shui Po, mori po aq jetë.
Zjarrvënia e fundit ndodhi në një ndërtesë shumëkatëshe në një zonë të dendur të Hong Kongut, ku flakët përhapen me shpejtësi për shkak të ruajtjes së një sasie të madhe fishekzjarrësh në ambientet e ndërtesës.
Sipas raportimeve të gazetës South China Morning Post, rreth 22.7 kg fishekzjarrë të magazinuara në katet e sipërme shkaktuan shpërthime të fuqishme, që u përhapën në shumë katet e tjera të ndërtesës, duke përkeqësuar situatën dhe duke bërë që shumë njerëz të mbeten të bllokuar dhe të humbasin jetën.
Ky zjarr është tashmë i barabartë me tragjedinë e vitit 1962, kur një zjarr i shkaktuar nga fishekzjarrët vrau 44 persona dhe la qindra të tjerë pa strehë në lagjen Sham Shui Po.
Disa vite më vonë, në nëntor të vitit 1996, një zjarr në ndërtesën Garley në Kowloon vrau 41 persona dhe plagosi 81 të tjerë, duke përhapur frikë dhe kaos në qytet.
Në vitin 1948, një tjetër zjarr tragjik shkaktoi 176 viktima, pas shpërthimit të një depoje pesëkatëshe që përmbante material të rrezikshëm.
Autoritetet lokale janë angazhuar për të shpëtuar të mbijetuarit dhe për të identifikuar të zhdukurit, ndërkohë që shërbimet e zjarrfikësve dhe ato mjekësore janë duke punuar në kushte shumë të vështira për të kontrolluar zjarrin dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme.
Top Channel