“Nuk dija si t’ua thoja lajmin e keq familjarëve” / Miku i ngushtë i Shpat Kasapit tregon momentet e fundit: E përcolla në aeroport, e mora në telefon, por… Qytetarët e Kosovës i drejtohen sërish kutive të votimit në 28 dhjetor, për të katërtën herë brenda vitit.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme nga të cilat do të dalin përfaqësuesit e tyre në nivel qendror janë pasojë e faktit që LVV nuk arriti të formonte qeverinë me muaj të tëra pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të shkurtit. E ndërkohë, siç vërejnë mediat në Prishtinë, kandidatët që synojnë postin e kryeministrit mbeten po ata. Tre prej tyre tashmë e kanë zyrtarizuar kandidaturën: Albin Kurti nga LVV, Bedri Hamza nga PDK dhe Lumir Abdixhiku nga LDK, ndërsa nga AAK pritet të kandidojë Ramush Haradinaj.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, LVV ishte radhitur si partia e parë, PDK partia e dytë dhe LDK partia e tretë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka nisur përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
KQZ po ashtu ka njoftuar se ka filluar periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim në zgjedhjet e parakohshme. Tre palë zgjedhjet e mëhershme, parlamentaret e shkurtit dhe dy raundet e zgjedhjeve lokale në tetor e nëntor, i kushtuan buxhetit të shtetit dhe partive politike rreth 23 milionë euro. Me shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme më 28 dhjetor, aktivizohet edhe neni 24 i Ligjit për menaxhimin e financave publike, që mundëson zgjatjen buxhetore edhe për dy muaj të vitit pasues për pagat e sektorit publik.
Sipas këtij ligji, kjo zgjatje mund të bëhet nëse zgjedhjet e përgjithshme mban më pak se katër muaj para vitit të ri fiskal, përkatësisht 1 janarit.
Top Channel