Trafikonin nga Italia në Shqipëri automjete luksoze të vjedhura, shpallen në kërkim shqiptarët, vlera arrin në 110 mijë euro
27/11/2025 13:46
Dy persona janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se trafikonin nga Italia në Shqipëri mjete luksoze të vjedhura.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Stolen Line”:
-G. G, 34 vjeç, i dyshuar për trafikimin e automjetit tip “Lynk&Co”, si dhe për falsifikimin e dokumentacionit me qëllim shitjen dhe targimin e tij në Shqipëri;
-S. S., 40 vjeç, i dyshuar për trafikimin e automjetit tip “Benz GLC”, si dhe për falsifikimin e dokumentacionit dhe ndryshimin e numrit të shasisë së këtij automjeti.
Automjetet e viteve të fundit, Benz GLC” dhe “Lynk&Co, arrijnë në një vlerë prej 110 mijë eurosh.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel