Mbi 13 orë rezistencë policisë/ Julian Cumraku dhe Erzen Uka dolën para gjykatës, u lanë në burg
27/11/2025 13:00
Dy të arrestuarit në Fushë-Arrëz, Erzen Uka dhe Julian Cumraku, kanë dalë sot përpara trupës gjykuese të Gjykatës së Shkodrës.
Në ndryshim nga sa u publikua fillimisht në komunikatën zyrtare të Policisë së Shtetit ku thuhej se të dy dyshoheshin për disa vepra penale, mes të cilave edhe nxitje dhe thirrje për kryerjen e veprave me qëllime terroriste,Prokuroria e Shkodrës ka paraqitur ndaj tyre një akuzë të vetme: armëmbajtje pa leje.
Pas shqyrtimit të materialeve dhe pretendimeve të palëve, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Julian Cumrakun dhe Erzen Ukën.
Top Channel