Aksioni i përbashkët i SPAK me autoritetet italiane, arrestohet oficeri i anti-terrorit
27/11/2025 14:00
Ka rënë në pranga oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj.
Haxhiaj akuzohet si i lidhur me grupin e goditur nga SPAK me palën Italiane.
Gazetarja e Top News Alketa Shaba raporton se Haxhiaj akuzohet për disa vepra penale, nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Arrestimi ka lidhje me aksionin e përbashkët mes prokurorisë së Breshias dhe SPAK, ku është goditur një grup i përfshirë në trafikun e drogës nga Amerika Latine dhe Shqipëria drejt shtetit fqinj.
Top Channel