Dosja ‘Balluku’ në Kushtetuese, Vangjeli në Top Story: Ju paralajmëroj se do ketë dhe lëvizje të tjera, do të ndryshojnë shumë gjëra

27/11/2025 22:52

Analisti Lorenc Vangjeli u shpreh mbrëmjen sotme në Top Story, se deri sa të mblidhet Gjykata Kushtetuese për të shqyrtuar ‘çështjen Balluku’ më 2 dhjetor, do të ndodhin shumë ndryshime.

Sipas tij do të ketë hapje të dosjeve të tjera, që do të sjellin ‘lëvizje të tjera dhe do të ndryshojnë shumë gjëra’

“Deri sa të shkojë puna të mbledhja e Kushtetuese, ju paralajmëroj se do ketë dhe lëvizje të tjera që do ndryshojë shumë gjëra. Po zien një gjë shumë e madhe, sistemi i drejtësisë përballë qeverisë, të tipit të fraksioneve të dosjeve. Ka një ndeshje mes dy pushteteve. Do hapet një dosje tjetër, besoj. Në këtë moment pezullimi është i gabuar”, u shpreh Vangjeli.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta