Del fotoja e personit që qëlloi dy anëtarët e Gardës, drejtori i CIA-s: Kishte bashkëpunuar në Afganistan me shërbimin sekret

27/11/2025 16:20

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, tha se autori i dyshuar i sulmit u lejua të hynte në SHBA “për shkak të punës së tij të mëparshme me qeverinë amerikane”.

“Pas tërheqjes katastrofike të Biden nga Afganistani, administrata Biden e justifikoi sjelljen e autorit të dyshuar të sulmit në Shtetet e Bashkuara në shtator 2021 për shkak të punës së tij të mëparshme me qeverinë amerikane, përfshirë CIA-n, si anëtar i një force partnere në Kandahar, e cila përfundoi menjëherë pas evakuimit kaotik”, tha Ratcliffe.

Ndërkohë edhe drejtori i FBI-së, Kash Patel, tha se “tani ka konfirmim se autori kishte marrëdhënie në Afganistan me forcat partnere”, duke shtuar se SHBA-të “po e hetojnë plotësisht atë aspekt të të kaluarës së tij”.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta