Zbulohet “OPLAN DEU”/ Gjermania përgatitet për luftë me Rusinë, harton planin sekret ushtarak dhe bëhet qendra logjistike e NATO-s Ceremonia për festat kombëtare të Shqipërisë ka filluar me himnin e flamurit në një sallë ku mbizotëronte ngjyra e flamurit shqiptar.
Konsullja e përgjithshme e Shqipërisë Erida Dobrushi ka falënderuar pjesëmarrësit dhe në fjalimin e saj ka nënvizuar rëndësinë historike të 28 dhe 29 Nëntorit dhe ruajtjen e unitetit kombëtar në diasporë.
“Ja kushtuam këtë vit festën, 620 vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe kujtimit te figurave shumë të mëdha që kanë bërë histori me anë të kulturës dhe artit siç është Kadareja, Dritëro Agolli, zërit të Vaçe Zelës”, u shpreh Erida Dorbrushi, Konsullja e Përgjithshme e Shqipërisë në Selanik.
Ngjyra të veçanta i kanë dhënë mbrëmjes vargjet dhe muzika e një formacioni muzikor me vepra të artistëve të njohur shqiptarë.
“Jam shumë u gëzuar që jam pjesë e kësaj mbrëmjeje shumë të bukur. Bullgari dhe Shqipëria janë miq të mirë dhe aleatë. Gëzuar festën”, u shpreh Anton Markov Konsulli i Përgjithshëm i Bullgarisë në Selanik.
“Është kënaqësia ime dhe nderi im që jam i pranishëm në këtë festë të mrekullueshme për nder të festës kombëtare të Shqipërisë”, tha Agis Dagaxhian, konsull nderi i Armenisë në Selanik.
Arkimandriti Eusebios Nakopoulos, përfaqësues i Mitropolitit të Selanikut, Filotheos tha “Uroj me gjithë zemër gjithnjë progres për kombin shqiptar,të jetë i mbushur me të gjitha të mirat dhe të teprojnë këtë të mira dhe për popujt fqinjë dhe fqinjësia jonë të jetë gjithnjë e mirë”.
“Në emër të kryebashkiakut të Selanikut sjell mesazhin e dashurisë, së paqes dhe të solidaritetit mes popujve. Mbi gjithçka është liria e popujve në çdo formë të saj”, deklaroi Theodora Leipsistinou, Zv/kryetare e Bashkisë Selanik.
Studentët shqiptarë të kolegjit amerikan në Selanik dhanë mesazhet e tyre, duke theksuar rëndësinë e trashëgimisë kulturore dhe lidhjen që mbajnë me atdheun kur ndodhen larg tij.
Festa mblodhi së bashku një komunitet të gjallë e aktiv, që edhe këtë vit nderoi flamurin kuqezi.
Top Channel