Zbrazi armën e zjarrit pranë Shtëpisë së Bardhë, autori i bëri rezistencë policisë/ Publikohet momenti kur efektivët e neutralizojnë me forcë

26/11/2025 22:51

Tashmë janë publikuar pamje nga të shtënat me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, përfshirë neutralizimin e autorit.

Menjëherë pas ngjarjes ai është kapur nga policia dhe ushtria amerikane, e cila siç shihet nga pamjet ka bërë rezistencë.

Autori shihet duke lëvizur, ndërsa forcat amerikanë po mundohen të shpamngin ç do agravim të situatës.

Vendi i ngjarjes është mbushur me xhama të thyer, ndërsa e gjithë zona është në kaos.

Si pasojë e të shtënave dyshohet se janë plagosur rëndë dy anëtarë të Gardës Kombëtare. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre.

Autoritetet nuk kanë bërë publik emrin e autorit, as arsyet që mund ta kenë çuar në marrjen e këtij vendimi, për të sulmuar.

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i presidentit amerikan, Donald Trump, i cili u shpreh se “autori do ta paguajë rëndë çmimin, për këtë sulm që kreu”.

Lexo edhe: Tronditet SHBA/ Qëllohen dy anëtarë të Gardës Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë, arrestohet i dyshuari, Trump: Do të paguajë çmim të lartë

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta