“Ukraina nuk do copëtohet”, Bashkimi Europian mesazh Trump: Jemi kundër dhënies së territoreve në favor të Rusisë

26/11/2025 19:44

Bashkimi Evropian ripërsëriti paralajmërimin se nuk do të lejojë copëtimin e Ukrainës.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha para ligjvënësve evropianë në Strasburg se Evropa është kundër dhënies së territoreve ukrainase Rusisë.

“Rusia nuk tregoi shenja të gatishmërisë së vërtetë për t’i dhënë fund konfliktit dhe vazhdoi të vepronte me një mentalitet të pandryshuar që nga ditët e Jaltës – samiti shumë i kritikuar dhe i keqkuptuar i vitit 1945 për të vendosur rendin pas luftës. Pra, duhet të jemi të qartë se nuk mund të ketë copëtim të njëanshëm të një kombi sovran evropian dhe se kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë. Nëse sot legjitimojmë dhe formalizojmë minimin e kufijve, hapim dyert për më shumë luftëra nesër dhe nuk mund ta lejojmë që kjo të ndodhë”, tha Von der Leyen.

Deklaratat e shefes së Komisionit Evropian erdhën ndërsa SHBA vazhdojnë negociatat për t’i dhënë fund konfliktit. Von der Leyen përshëndeti përpjekjet e Trump për të gjetur paqe, duke i përshkruar ato si “një pikënisje”, por e bëri të qartë se Evropa kishte shumë shqetësime në lidhje me detajet e përshkruara në planin origjinal prej 28 pikash SHBA-Rusi. Ajo kërkoi të rritet presioni ndaj Rusisë.

“Deri më tani nuk kemi parë shenja të gatishmërisë së vërtetë nga Rusia për t’i dhënë fund këtij konflikti. Pra, ne duhet të vazhdojmë presionin mbi Rusinë”, mbyllin mesazhin Von der Leyen.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta