“Paguaj vetëm me foto në rrjete sociale”/ E pëson keq influencerja e njohur, nuk pagoi faturat në restorante luksoze
Një 23-vjeçar në Itali është vendor në pranga pasi dyshohet të ketë abuzuar seksualisht me një vajzë 6-vjeçare.
Hetimet nisën pasi e mitura i tregoi së ëmës, në mënyrë të paqartë, se babai i shokëve të saj kishte pasur sjellje “të çuditshme” me të. Nëna, pas një tentimi për sqarim me personin e përfshirë, e dërgoi vajzën në spital, ku u aktivizuan menjëherë protokollet për rastet e dyshuara të abuzimit ndaj të miturve.
Vajza u transferua në Spitalin Pediatrik Meyer në Firence, ku staf i specializuar kreu ekzaminimet mjekësore, mbështetjen psikologjike dhe marrjen e mostrave për prova të mundshme shkencore.
Sipas hetuesve, ekzaminimet gjenetike kanë identifikuar gjurmë të ADN-së së të dyshuarit në rrobat e vajzës, element ky që, së bashku me deklarimet dhe verifikimet e tjera, ka kontribuar në vendimin për masën e sigurisë.
Top Channel