Zbrazi armën e zjarrit pranë Shtëpisë së Bardhë, autori i bëri rezistencë policisë/ Publikohet momenti kur efektivët e neutralizojnë me forcë
Dy anëtarë të Gardës Kombëtare të SHBA-së janë janë qëlluar në Uashington këtë të mërkurë.
Të shtënat ndodhën një bllok pranë Shtëpisë së Bardhë. Një i dyshuar është arrestuar nga policia dhe është duke u pyetur lidhur me ngjarjen.
Sipas informacionit të ofruar nga policia e Uashingtonit dhe mediat lokale, dy anëtarët e Gardës Kombëtare hapën zjarr ndaj sulmuesit para se të qëlloheshin.
Nuk është ende e qartë nëse anëtarët e gardës ishin shënjestra e sulmit, apo nëse ata ndërhynë për të parandaluar një shkëmbim zjarri.
Të shtënat ndodhën në cep të Rrugës së 17-të dhe Rrugës H NW, një zonë e njohur dhe afër Shtëpisë së Bardhë.
Në lidhje me incidentin, Presidenti Donald Trump ka shkruar në rrjetin social Truth, duke shprehur mbështetje për Gardën Kombëtare dhe forcat e sigurisë.
“Kafsha që qëlloi dy anëtarët e Gardës Kombëtare është gjithashtu plagosur rëndë. Ai do të paguajë një çmim shumë të lartë”.
Shtëpia e Bardhë po monitoron situatën dhe Presidenti Trump është informuar mbi zhvillimet. Pjesë të aeroportit të Uashingtonit janë pezulluar për arsye sigurie, dhe fluturimet që nisen nga Aeroporti Ndërkombëtar Ronald Reagan janë ndaluar.
Policia e Uashingtonit ka marrë masa të sigurimit, duke rrethuar zonën e ngjarjes me shirita të verdhë dhe duke dërguar disa automjete të emergjencës. Ende nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi motivin e sulmit, ndërkohë që hetimet janë në zhvillim e sipër.
Top Channel