“Ukraina nuk do copëtohet”, Bashkimi Europian mesazh Trump: Jemi kundër dhënies së territoreve në favor të Rusisë
26/11 19:44
Disa persona u qëlluan me armë zjarri të mërkurën në Uashington, DC, mes tyre një pjesëtar të Gardës Kombëtare të SHBA-së, sipas CNN.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të Uashingtonit, pranë Shtëpisë së Bardhë. Policia Metropolitane e DC-së njoftoi në platformën X se ndodhet në vendngjarje dhe u bëri thirrje qytetarëve të shmangin zonën.
Garda Kombëtare nuk ka reaguar ende, ndërsa rrethanat e incidentit mbeten të paqarta.
Trupa të Gardës Kombëtare nga disa shtete kanë qenë të dislokuara në Uashington prej muajsh si pjesë e operacionit të Presidentit Donald Trump për luftimin e kriminalitetit në kryeqytet, një nismë që më pas është zgjeruar edhe në qytete të tjera të vendit.
Top Channel