Inside Story/ “Omonia” u bëri thirrje të deklarohen grekë, si u rrudh me 3,5 herë popullsia vllehe në 1 dekadë Në vitin 2017, Shqipëria miratoi ligjin e shumë debatuar që njihte minoritetet që jetojnë në vendin tonë. Një ligj që në fakt krijoi një standard demokratik, ndryshe nga fqinjët tanë.
Në puntatën e kësaj të mërkure, që përkon me javën e festave kombëtare, Inside Story do të fokusohet në një temë që zbulon interferencat greke në komunitetin vlleh në Shqipëri.
Vit pas viti, ky komunitet që jeton në harmoni me shqiptarët, po pajiset me pasaporta greke, duke shkuar drejt asimilimit. Një skenar i aplikuar gjerësisht edhe me shqiptarët në Himarë dhe disa zona të tjera në Jug të vendit.
Pajisja e vllehëve të Shqipërisë me pasaporta greke, ka një efekt dyfish që synon së pari krijimin fiktiv të fshatrave me popullsi greke në Shqipëri, dhe së dyti, synon asimilimin e një popullate që jeton edhe në Greqi, por nuk njihet nga shteti atje.
A është ky projekt në monitorimin e autoriteteve dhe çfarë po bën ky komunitet për të ndalur asimilimin…?
Top Channel