Publikohen pamje nga sherri në stacionin e autobusëve, arrestohen tri vajzat e mitura
26/11/2025 11:55
Publikohen pamjet e rënda nga sherri mes tri vajzave në Drenas të Kosovës.
Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar tri të miturat. Ngjarja ka ndodhur më datë 24 nëntor në stacionin e autobusëve.
“Stacioni i Autobusëve, Gllogoc 24.11.2025 – 12:50. Më 25.11.2025 janë identifikuar dhe janë arrestuar tri femra të mitura, si të dyshuara, pasi me datën e lartcekur janë përfshirë në rrahje në mes veti. Me vendim të prokurorit, të dyshuarat pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel