Pëllumba me çip në tru në Rusi/ Testohen për herë të parë për mbikëqyrje urbane, do të quhen bio-dronë

26/11/2025 19:27

Kompania ruse e neuro-teknologjisë “Neiry” ka kryer teste në Moskë mbi pëllumba të transformuar në bio-dronë duke përdorur mikroçipa të implantuar në tru dhe pajisje elektronike të montuara në stenda speciale.

Sipas një njoftimi për shtyp nga kompania, tufa e parë e pëllumbave me çipa nervorë ka përfunduar fluturimet testuese nga një laborator. Kompania synon t’i përdorë këto pajisje për mbikëqyrje të infrastrukturës kritike, siç janë inspektimet industriale, operacione mjedisore dhe kërkim-shpëtimi.

Eksperimenti përdor elektroda të implantuara në trurin e zogjve, të lidhura me një njësi kontrolli dhe stimulimi me energji diellore. Sistemi lejon që të ndikohet drejtimi i fluturimit, me navigim të bazuar në GPS. Kompania pohoi se zogjtë nuk kanë nevojë për trajnim dhe se mbijetesa pas implantimit është 100% e garantuar falë teknikave kirurgjikale stereo-taktike.

Bio-dronët janë të pajisur me kamera, me imazhe të përpunuara duke përdorur inteligjencë artificiale për të përmbushur rregulloret e privatësisë.

Kostoja e secilit bio-dron do të ishte e krahasueshme me atë të dronëve aktualë , por me performancë dukshëm më të lartë në aspektin e autonomisë dhe rrezes së fluturimit. Zyrtarë të kompanisë shpjeguan se sistemi mund të aplikohet edhe tek zogj të tjerë si sorrat, pulëbardhat dhe albatrosët, në varësi nga lloji i misionit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta