Ndodh sërish pas një viti, dëmtohet kanali i Ibër Lepencit, persona të paidentifikuar…
Zbardhen detaje nga vdekja e papritur e këngëtarit të njohur të muzikës shqiptare Shpat Kasapi.
Mësohet se Kasapi ishte në Itali, bashkë me familjen për një vizitë të djalit të tyre.
Artisti dibran, i cili prej më shumë se dy dekadash ishte një nga emrat më të dashur të skenës shqiptare, nuk ka arritur t’i mbijetojë sulmit kardiak, ndonëse nuk raportohej të kishte pasur probleme të mëparshme shëndetësore.
Shpat Kasapi, i lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, u rrit në një familje me origjinë dibrane dhe me traditë muzikore. Që në fillimet e viteve 2000 ai u bë pjesë e skenës muzikore shqiptare, duke fituar popullaritet të madh me stilin e tij modern dhe performancat energjike. Këngë si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit” dhe “Aroma e saj” u kthyen në hite që e bënë të njohur në gjithë trojet shqiptare.
Gjatë karrierës së tij, Kasapi mori pjesë në festivale të rëndësishme dhe realizoi bashkëpunime që lanë gjurmë te publiku. Ai vazhdoi të ishte aktiv dhe i pranishëm në muzikë, duke ruajtur popullaritetin edhe vitet e fundit.
Top Channel