Arsenali dhe Bayerni zbresin në fushë këtë të mërkurë për duelin më të rëndësishëm të raundit të pestë të Ligës së Kampionëve.

Të dyja skuadrat shihen si pretendentë kryesorë për të ngritur titullin e këtij sezoni.

“Topçinjtë” vijnë nga një superformë si në kampionat ashtu edhe në Champions, duke qenë momentalisht skuadra e vetme që ende nuk ka pësuar asnjë gol në këtë edicion.

Nga ana tjetër, bavarezët janë skuadra e vetme në Top 5 ligat europiane që nuk ka asnjë humbje në këtë kompeticion.

Rezultati Live:

Arsenal 3-1 Bayern Munchen

Timber 22′, Madueke 69′, Martinelli 77′ / Karl 32′

Ngjarjet Kryesore:

77′ Goool Arsenal 3-1/ Neuer nuk ndërhyn dot si duhet dhe Martinelli me portën e boshatisur tund rrjetën. (Video)

69′ Goool Arsenal 2-1/ Calafiori kroson drejt zonës dhe Madueke godet si duhet për ta çuar në rrjetë. (Video)

46′ Nis pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

32′ Goool Bayern 1-1/ Gnabry pason për Karl, i cili e shtyn drejt rrjetës. (Video)

22′ Goool Arsenal 1-0/ Pas një krosimi në zonë, Timber godet me kokë dhe e çon në rrjetë. (Video)

1’ Fillon sfida!

Formacionet Zyrtare:

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta