Inside Story/ Pasojat e tentakulave nga jashtë, fshati jugor ku 100% e banorëve morën dokumente greke
Propaganda greke në raport me shqiptarët ka qenë shumë e ashpër, madje dhe në librat e historisë nxënësit mësojnë se trojet e tyre shtrihen deri në qytetet shqiptare.
Këtu, përfshijnë edhe fshatrat e banuara nga vllehët që i identifikojnë me kombësi greke. Pa harruar faktin që shteti greke, sot e kësaj dite nuk njeh minoritete. Nuk njeh vllehët e Greqisë, por njeh vetëm grekë.
‘Shteti grek nuk njeh minoritete, e thotë, është e grekëve, do të rrish në Greqi, je grek. Pavarësisht presionit të madh nga Ndërkombëtaret, Greqia nuk ka nënshkruar konventën kuadër të minoriteteve. Nuk e ka nënshkruar, e ka nënshkruar qeveria, por nuk e ka kaluar në parlament, si puna e ligjit tonë të luftës që është aktiv’ u shpreh historiani, Pellumb Xhufi.
‘Një politikë, e cila synon dhe e bombardon atë që lind në Greqi me propagandë, jo me shkencë historike, nuk bëhet histori deri në gjimnaz ke vetëm propoagandë nacionaliste. Korça është Greqi, Gjirokastra dhe Himara është Greqi. Dikush shkon në Shkumbin. Disa shkojnë deri në Lezhë, vazhdojnë. Ka dhe historianë seriozë grekë që nuk e mohonin se suliotët janë shqiptarë, që Çamëria është e banuar nga shqiptarët, që heronjtë e luftës çlirimtare janë shqiptarë dhe arvanitas’ u shpreh Pellumb Xhufi, historian
Vetë antarët e komunitetit kur pyeten në lidhje me Shqipërinë kanë një emocion të madh kur flasin. Ata e konsiderojnë veten shqiptaro-vlleh dhe e kanë atdhe vendin tonë.
‘Më shumë se mua nuk e do njeri këtë vend. Sa e do një vlleh Shqipërinë, apo vendin ku jeton, ku ka lindur, jetuar, ka barrën e katandinë. Është pjesa kyçe e një personi. Vllehët Shqipërinë e kanë atdhe që e duan jashtëmase. Mos e prek se kemi kontribute të jashtëzakomshme’ u shpreh Edmond Petraj, avokat.
E thënë me fjalë të plota. Ne ndihemi krenar se jemi shqiptarë.Është e tepërt për të thënë kush jemi ne dhe ata, sepse ne jemi një. Ne jemi pjesë dhe quhemi shqiptarë me origjinë vllehe’ u shpreh Elvis Toci, Konsull nderi i Rumanisë.
‘Çdo vllah, medaljonin e tij të vllahut ta mbajë në mendje, zemër dhe ta ketë të varur në gjoksin e tij’ u shpreh Nasho Shyti, studiues i historisë.
Lufta e madhe, e një pjesë të vllehëve, është që të punojnë për të mbajtur vlerat e komunitetit vlleh të papërzier nga ndikimet e tjera. Këtë, e pranojnë hapur pjesëtarët e këtij komuniteti.
Sa i përket tendencës së Greqisë për të përvetësuar këtë komunitet, pjesa më e madhe e tyre nuk e pranon. Ata nuk gjejnë asnjë lidhje me grekët. Janë etni më vete që identifikohen qartë.
‘Ka pasur vlleh në disa qendra, për të marrë shpërblimin nga Greqia thonë se jemi grek. Kur i pyet se çfarë gjuhe ka folur gjyshi e babai, nuk është greqisht, është gjuha romane. Tjetër gjë. Ka që e mohojnë për arsye ekonomike.
Nuk besoj se ka vlleh që kur e thotë këtë gjë ta thotë me bindje. Ta thotë ose me nënqeshje, sikur të thotë skam ça bëj, ta them nga halli kur takon me të tjerë që bisedon, kanë marrë pasaportë greke, kur i thua dhe i kujton këngë vllahe fillojnë e qajnë’ u shpreh Pëllumb Xhufi, historian.
‘Kam dalë me një përfundim se nëse ke grek në fshat asimilion fshatin. Nëse ke grekun, çoje dhe në fshat serb, do të flasë pas 6 muajsh greqisht fshati. Ndikimin dhe asimilimin Greqia e ka shumë të fortë’ u shpreh Edmond Petraj, avokat.
Top Channel