Gjirokastër, rrezikohen 20 familje/ Përkeqësohet moti, reshje shiu në gjithë vendin. Përroi kërcënon shtëpitë
Tre anëtarët e Komisionit përzgjedhjes në SPAK janë mbledhur në orën 14 në një mbledhje nga e cila pritet të dalë tym i bardhë dhe të vendoset se ciki është kandidati që do ti propozohet KLP si drejtor në Byronë Kombëtare të Hetimit.
BKH ka mbetur pa drejtor prej 1 shtatorit dhe takimi mes tre prokurorëve Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra kryhet në një klimë të ftohtë bashkëpunimi mes tyre mbas mosmarrëveshje që kanë pasur më herët mbi emra preferencialë, gjë që solli krisje mes tyre. Një klimë e tillë e pat shoqëruar gjatë mbajtjes se mandatit 5-vjeçar Aida Hajnaj për të cilën dukshëm u vu re se gjatë emërimit pati ceremoni, ndërsa në mbyllje të kësaj detyre u harrua të përcillej. Në garën për drejtimin e BKH mbetën 6 kandidatë që ju nënshtruan një procesi të tejzgjatur dhe tej afateve, ndërsa prej gushtit hallka e fundit ku kaluan emrat e tyre ishte komisioni që kontrollon figurën dhe pastërtinë e pretendentëve. Të premten ky komision i mbylli 120 ditëshit kontrollet dhe ia delegoi emrat komisionit të përzgjedhjes.
Një burim i TCh pranë këtij komisioni që prej nga ku certifikohet vetëm një emër tha se shumica e garuesve kanë dalë me probleme me pasuritë dhe jo vetëm. Çfarë diskutimesh të ketë gjatë ditës për votimin e një emri, votimi final për BKH kryhet në këshillin e lartë të prokurorisë, që një më herët ka bërë publike datën 11 dhjetor për të dëgjuar katër kandidatët që konkurrojnë për drejtimin e SPAK.
Në garë janë katër prokurorë Doloresa Musabelliu, Adnan Xholi, Klodian Braho dhe Elvin Gokaj.
Në 18 dhjetor përfundon mandati i kryeprokurorit të posaçëm Altin Dumani, dhe kreu i ardhshëm i SPAK siç edhe dy paraardhësit do të ketë mandat tre vjeçar.
Në të të njëjtën ditë kur pyeten bëhet edhe votimi, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
Top Channel