Këngëtari dhe njëherazi ish-banori i BBV4, Klajdi Musabelliu ka ndarë një video në kujtim të këngëtarit Shpat Kasapi që ndërroi jetë ditën e sotme.

Klajdi ka postuar një moment nga darka e tyre e fundit, ku Shpati shfaqet i buzëqeshur, duke kërcyer dhe kënduar.

“Ishte darka jon e fundit vëlla, kështu do të kujtojë gjithmonë, duke kënduar e me buzëqeshjen tënde”, ka shkruar Klajdi Musabelliu në Instagram.

Këngëtari i njohur ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare, si pasojë e një ataku në zemër, ndërsa ndodhej në Itali me familjen për një vizitë për djalin.

Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare.

Artisti dibran, i cili prej më shumë se dy dekadash ishte një nga emrat më të dashur të skenës shqiptare, nuk ka arritur t’i mbijetojë sulmit kardiak, ndonëse nuk raportohej të kishte pasur probleme të mëparshme shëndetësore.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta