Janë luajtur dy takimet e para të kësaj të mërkure, ku u shënuan 5 gola.

Në Danimarkë, Copenhagen triumfoi mes vuajtjesh kundër Kairat Almaty, me rezultatin 3-2. Danezët shkuan në avantazhin e tre golave, por skuadra kazake u zgjua në 10 minutat e fundit duke shënuar dy herë, por pa arritur të marrë dot një pikë në transfertë.

Nga ana tjetër, Monaco hodhi një hap fals, duke barazuar 2-2 në transfertë me Pafos. Një autogol në minutën e fundit bëri të mundur që ekipi qipriot të dalë me një pikë përballë një emri të njohur në futbollin francez.

REZULTATET:

Copenhagen 3-2 Kairat Almaty

Pafos 2-2 Monaco

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta