Kush e nxori regjistrimin mes të besuarve të Trump dhe Putin? Zyrtari i Kremlinit dyshon te Whatsapp: Ka disa biseda që mund të…
Ligji për barazinë gjinore u miratua në Parlament dhe tashmë është në pritje të firmës së presidentit Bajram Begaj për të hyrë në fuqi.
Ky ligj solli mjaft debat jo thjesht politik, por edhe shoqëror. Një broshurë e përgatitur nga punonjësja sociale e një prej shkollave në Tiranë, dhe kundërshtuar nga prindërit e nxënësve risolli në vëmendje efektet në opinionin publik të tij. Në të flitej për stereotipet gjinorë.
Psikologia Irida Rustemi ka folur sot mbi debatin e ngritur për broshurën e shpërndarë në shkollat e Tiranës, me fokus çështjet gjinore.
E ftuar sot në ‘Top Story’, psikologia u shpreh se sipas saj prindërit duhet të përshtaten me shoqërinë modernizuar dhe duhet të kuptojë dhe pranojnë identitetin gjinor të zgjedhur nga vetë fëmija.
“Është një mënyrë ndërgjegjësimi. Është një udhëzues. Në thelb është një përpjekje e mirë që fëmijët të largohen nga dhuna. Nuk ka gjë të keqe. Shkolla e parë shqiptare për gratë ka nisur në 1991. Nuk kemi pasur problem mes barazisë por kemi një strategji kombëtare kundër dhunës ndaj vajzave dhe gratë që mundohet të sqarojë. Përpjekjet duhet të jenë të disa-kahëshme. Gjinia femër dhe mashkull janë identitet me të cilat jemi mësuar në histori por ngatërrohen shumë me problemet.
Identiteti gjinor në vetvete fillon krijohet që nga mosha 0-3, është mënyra se si ndihesh, vajzë apo djalë. Prindi mund të zgjedh se si do që të rris fëmijët por duhet të ketë parasysh disa gjëra e të qënit në shoqëri moderne, nuk duhet të bëjë diferencime nisur nga identiteti gjinor. Nuk ka gjë të keqe që rolet të jenë të përkëmbura.
Kjo qasje në broshurë është më e shëndetshme. Fëmijët duhet të ndihen të kuptuar dhe të pranuar”, u shpreh ajo.
Top Channel