Rreziku nga rënia e gurëve, bllokohet segmenti hyrës i Unazës së Pogradecit kur vjen nga Qafë Thana
Ky është automjeti i Julian Sulës, personi i cili u vu në shënjestrën e një atentati ditën e djeshme në Lushnjë.
Sikurse duket nga pamjet e siguruara nga korrespondenti Bledar Korreshi, në automjet duken qartë shenjat e plumbave.
Makina është dërguar për ekspertizë, ndërsa atentatorët e Julian Sulës, 45-vjeçarit nga Karbunara e Lushnjës ende nuk janë gjetur.
Atentati ka zgjatur vetëm 10 sekonda. 6 plumba kane prekur makinën tip “Bmw” të Sulës ndërsa një plumb e ka fshikur në këmbë.
Policia ka sekuestruar kamerat e disa bizneseve të cilat kane fokusuar momentin e gjuajtjes me armë.
Pas atentatit autorët dogjën makinën se bashku me armët në fshatin Lifaj. Ndërsa Julian Sula fillimisht shkoi në lokalin e tij në Karbunarë dhe më pas në shtëpi. Ka qëndruar disa minuta dhe më pas shkoj të mjekonte këmbën në spital.
Pistat ku po hetohen janë disa duke nisur nga e kaluara e Julian Sulës në vitin 1997 e deri më sot, si lidhjet e tij me trafikun e narkotikëve, bizneset dhe përfshirjen në politikë.
Julian Sula ishte një person i cili prej 2 vjetësh lëvizte lirshëm në Lushnje madje edhe në këmbë. Mjetet qe ai përdorte ishin here të blinduara dhe herë jo. Ai është një person i njohur për policinë pasi është ndaluar për armëmbajtje pa leje.
Top Channel