Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Levan-Tepelenë, ku si pasojë e përplasjes ka edhe disa të plagosur.

Tre personat e lënduar janë shoqëruar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit por ende nuk duhet gjendja e tyre shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në Poçem, automjeti me drejtues shtetasin B. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin L. A.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi L. A., dhe dy pasagjeret në automjete, shtetaset M. H., 44 vjeçe dhe E. A., 39 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta