Tre fshatra të izoluara nga moti i keq në Delvinë, shkatërrohet ura e e fshatit Leftrehor BE i ndërpreu fondet për bujqësinë për shkak të korrupsionit, pasi paratë e programit IPARD jo gjithmonë shkuan te njerëzit e tokës.
Kjo skemë u përsërit sërish këtë vit, por kësaj here me paratë e buxhetit të shtetit. Nëpërmjet Skemës Kombëtare të Investimeve, drejtoresha e AZHBR-së, Ardita Kuçi, së bashku me inspektoren Ana Ago dhe babain e saj, Ylli Ago, investimin prej 280 mln për ngritjen e një stalle lopësh, e bënë duke u favorizuar lidhjet familjare mes njëri-tjetrit.
Sipas ekspertëve të bujqësisë, ngjarje të tilla do të përsëriten për sa kohë nuk ka asnjë të dënuar.
“Ky institucion nuk ka reflektuar nga gabimet e të shkuarës me fondet, siç janë ato të IPARD. Ky është mesazhi më i keq që mund t’u jepet fermerëve shqiptarë dhe sektorit të bujqësisë në tërësi, i cili si asnjë sektor tjetër e vuan mungesën e fondeve”, shprehet eksperti i bujqësisë, Ndoc Fasllia.
Ndërsa gjithnjë e më shumë promovohet ndihma që u jepet fermerëve përmes granteve, e vërteta qëndron ndryshe, pasi mbështetja financiare është orientuar drejt individëve që kanë njohje personale me titullarët e AZHBR.
Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshsiqi thotë: “Fondet e AZHBR-së janë një element shumë pozitiv për të motivuar fermerët, për të investuar dhe për të qëndruar në vendin tonë. Çështje të tipit si mitmarrja, nepotizmi bëjnë që shumë fermerë të mos marrin pjesë nga mbështetja që jep qeveria.”
Lajmi i TCH vendosi në lëvizje edhe vetë Ministrinë e Bujqësisë, duke ngritur një grup pune për të hetuar abuzimet që janë bërë në drejtorinë e besuar deri më sot Ardita Kuçit.
“Unë mendoj se ka ardhur koha që në strukturat e auditimit dhe në agjencitë e rëndësishme që menaxhojnë fonde të bëhet një reformë strukturore, pasi këto njësi auditimi duhet të dalin në institucione qendrore, mos të jenë në varësi të titulluesit”, shton Fasllia.
Ndërkohë që AZHBR nxitoi për të shpërndarë fondet e skemës së investimeve, nga ana tjetër po ky institucion nuk ka likuiduar fermerët që janë shpallur fitues në skemën kombëtare. Edhe pse kjo çështje u diskutua në KE nga deputeti Erion Braçe, përsëri fermerët janë në pritje të parave të premtuara.
Top Channel