Mourinho merr fitoren e parë në Champions me Benficën, Galatasaray “shtanget” në Stamboll nga ekipi belg
25/11/2025 20:40
Janë luajtur dy ndeshjet e para të raundit të pestë të Ligës së Kampionëve.
Benfica e Mourinhos ka marrë fitoren e parë në fazën e ligës, duke mundur me rezultatin 0-1 skuadrën e Ajaxit. Ishte Dahl i cili në minutën e 6’ shënoi golin e parë, ndërsa në minutën e 90’, Barreiro dyfishoi shifrat, duke i dhënë dhe tre pikët e para portugezëve në këtë kompeticion, ndërsa Ajaxi është thuajse i eliminuar me zero pikë të grumbulluara.
Sfida tjetër ishte ajo mes Galatasarayt dhe Royal Union, me belgët që morën një fitore surprizuese në Stamboll me rezultatin 0-1. Goli i vetëm i takimit u shënua nga David në minutën e 57’.
REZULTATET:
Ajax 0-2 Benfica
Dahl 6’, Barreiro 90’
Galatasaray 0-1 Royal Union
David 57’
Top Channel