Kërkohet me ngulm nga Barcelona, Kane vulos të ardhmen: E shihni nga mënyra se si po luaj që…

25/11/2025 17:20

Harry Kane ka hedhur poshtë zërat për një largim të mundshëm nga Bayern Munich, pavarësisht klauzolës së lirimit prej 56.7 milionë funtesh që mund ta lejojë të largohet verën e ardhshme.

Sulmuesi 32-vjeçar po kalon një sezon spektakolar, duke shënuar golin e tij të 26-të për klubin dhe kombëtaren në fitoren 6-2 ndaj Freiburg.

Sipas rregullit të klauzolës, Kane duhet të njoftojë dëshirën për t’u larguar përpara mbylljes së merkatos së janarit — diçka që vetë lojtari nuk e sheh të mundshme. Kur u pyet nga Bild nëse tifozët e Bayernit duhet të shqetësohen, kapiteni i Anglisë u përgjigj qartë: “Jo, nuk mendoj kështu.”

Barcelona shihet si klubi më i interesuar, duke kërkuar zëvendësues për Robert Lewandowskin, ndërsa një rikthim në Premier League mbetet gjithmonë një mundësi, pasi Kane është vetëm 48 gola larg rekordit historik të Alan Shearer.

Aktualisht, ai ndodhet përsëri në Londër pasi Bayern viziton Arsenalin të mërkurën në Champions League. Por spekulimet nuk e shqetësojnë aspak.

“Nuk kam pasur kontakte me askënd,” theksoi ai. “Jam shumë i lumtur në Mynih dhe e shihni nga mënyra si po luaj. Nuk kemi diskutuar ende për të ardhmen, por nuk ka asnjë nxitim.”

Kane tha se fokusi i tij është mbi ndeshjet e radhës dhe Botërori i verës, duke shtuar se është “shumë e pamundur që diçka të ndryshojë pas këtij sezoni.”

Top Channel

Top News – Si shpenzohet teprica e DIVA-s. Tatimet sqarojnë tre mënyrat e përdorimit të parave
Top Channel/ Tentuan të merrnin peng një 17-vjecar dhe e goditën me thikë, në pranga 2 persona në…
Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë