U shpall “Autori më i mirë i vitit”, Artan Fuga flet për romanin që ‘tronditi’ familjen Teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës. shfaqi mbrëmjen e kaluar premierën e dramës “Gruaja me sirtarë”, një vepër e fuqishme që vjen në skenë në kuadër të 25 nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.
Në rolin kryesor, aktorja Mimoza Marjanaku përcolli emocione të forta tek publiku që përjetoi dramën e një fëmije-grua të abuzuar vazhdimisht nga dy meshkujt e jetës së saj. Për të kjo shfaqje ka një domethënie të veçantë.
“Këtë herë është një emocion shumë më i madh sepse luaj kryerolin e jetës sime”, u shpreh aktorja Mimoza Marjanaku.
Drama, me regji të Suela Bakos, sjell në skenë historinë e një gruaje që përfaqëson shumë të tjera që jetojnë forma të ndryshme abuzimi.
“Abuzimi nuk është vetëm dhunë fizike, por edhe një jetë pa lumturi, Personazhi i Vesës është çdo grua dhe çdo grua e gjen veten te ajo në një moment të jetës se saj”, tha regjisorja Suela Bako.
Drama, e shkruar nga shkrimtarja Anisa Markarian, është frymëzuar nga përvoja e saj si mjeke në Francë, ku ka ndeshur
“Drama ‘Gruaja ne sirtarë’ është një homazh për të gjitha këto gra qe ne anonimatin e tyre vuajnë por dinë dhe të gjejnë forcën për të luftuar kundër xhelatit të tyre dhe fituar. Vesa është të gjitha pacientet që kam kuruar në urgjencë: të plagosura, të djegura, të rrahura…”, u shpreh dramaturgia AnisaMarkariani.
Në role episodike u paraqit edhe aktori Romir Zalla, si dhe Kiara Juba, duke i shtuar shfaqjes intensitet dhe ritëm dramatik. Skenografia dhe kostumografia e Alketa Tragajt plotësoi atmosferën e dramës me elemente përfaqësuese, simbolike për dramën.
Gruaja me sirtare” mbetet një thirrje-homazh për gratë që luftojnë në heshtje dhe një thirrje për reflektim, duke e bërë artin pjesë të reagimit dhe edukimit shoqëror.
Top Channel