“Ballkonet Panoramike”, Rama ndan pamjet nga projekti: Sjellin përjetim të ri të natyrës

25/11/2025 15:28

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje të projektit më të ri turistik, duke prezantuar përmes rrjeteve sociale konceptin e “Ballkoneve Panoramike” që pritet të ndërtohen së shpejti në parqet kombëtare dhe natyrore të vendit.

Sipas tij, këto struktura të lehta dhe miqësore me mjedisin do t’u ofrojnë vizitorëve një mënyrë të re e të sigurt për të përjetuar nga afër peizazhet unike të Shqipërisë, duke u projektuar në harmoni të plotë me natyrën përreth.

“Ja si do të duken “Ballkonet Panoramike” në parqet kombëtare dhe natyrore
Së shpejti në zonat e mbrojtura në gjithë Shqipërinë, do të ngrihen këto struktura të lehta dhe miqësore me natyrën, që sjellin një mënyrë të re për të përjetuar peizazhet tona të jashtëzakonshme

Të projektuara në harmoni me mjedisin, këto pika panoramike do t’u ofrojnë vizitorëve hapësira të sigurta për të parë dhe shijuar nga pranë bukurinë e parqeve tona
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura”, shprehet Rama.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta