Vendimet/ Indeksimi i pagave, përfitojnë edhe punonjësit e administratës publike, Gardës, Policisë së Burgjeve dhe ata të sistemit shëndetësor
Gazetari Milaim Zeka ka rrëfyer një histori personale në marrëdhënie me shtetin grek.
Në ‘Top Story’ ai ka treguar rastin kur u fut në shtetin fqinj për të xhiruar një dokumentar dhe gjatë një darke me kryetarin e bashkisë së Follorinës, ky i fundit ishte ngritur dhe kishte mbajtur një fjalim racist për popullin shqiptar.
Zeka kujton se në atë moment ishte ngritur të bënte një dolli dhe i kishte treguar se ai vet ishte shqiptar dhe në atë moment, sipas tij darka ishte prishur.
“Unë e njoh shumë mirë Greqinë. Serbët janë 100 vjet para grekëve me nacionalizmin e tyre që e kanë më shumë modern. Nuk na kanë trajtuar siç i kanë trajtuar çamët. Kur ikën shqiptarët e Shqipërisë në Greqi në 1991 unë po bëja një dokumentar dhe filmova në Greqi. Kryetari i bashkisë na shtroi një dark dhe u ngrit dhe bëri një fjalim shumë racist për shqiptarët. Unë mora gotën e rakisë dhe bëra një dolli dhe i thash jam shqiptar. Aty u prish darka”, u shpreh Zeka.
Më tej ai rrëfen një histori tjetër, kur gjatë kalimi në doganë një polic grek i kishte grisur pasaportën suedeze vetëm sepse i kishte thënë se vinte nga Maqedonia.
“Vetëm pse i thash para 5 vitesh një polici grek, vij nga Maqedonia, ma ka shqyer faqen e pasaportës suedeze”, përfundoi Zeka.
Top Channel