RENEA me urgjencë drejt Pukës, rrethohet banesa ku fshihet një i kërkuar Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali u prit mëngjesin e sotëm nga Presidenti i Kroacisë Zoran Milanović.
Në fokus të takimit bilateral ishte perspektiva europiane dhe mbështetja e Kroacisë për integrimin e shpejtë të Shqipërisë në BE.
Gjatë takimit, Spiropali falenderoi presidentin kroat për mbështetjen politike dhe teknike që Kroacia vijon t’i japë Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit.
Eksperienca e Kroacisë përgjatë anëtarësimit në BE, sipas Spiropalit, tregon se reformat serioze dhe diplomacia proaktive japin rezultate konkrete dhe Shqipëria është e vendosur të ndjekë të njejtën rrugë.
Presidenti kroat vlerësoi angazhimin e Shqipërisë dhe kontributin e saj për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal, duke veçuar partneritetin mes dy vendeve për sigurinë e përbashkët.
Postimi i Spiropalit:
Nder dhe kënaqësi pritja nga Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović, për integrimin e shpejtë dhe të merituar të Shqipërisë në BE, për sigurinë e përbashkët, si dhe për vlerat që e bëjnë marrëdhënien tonë, pikë referimi në të gjithë rajonin.
Top Channel