“Kush rrënon gjuhën, nuk meriton të ardhme”/ Kim Mehmeti në ‘Top Story’: As shqiptarët, as kosovarët s’janë patriotë, mbulojnë injorancën…

24/11/2025 22:50

Publicisti Kim Mehmeti ka folur sot për çështjen e nacionalizmit dhe patriotizmit e po ashtu për marrëdhënien e Shqipërisë me Kosovën.

Në një lidhje live në ‘Top Story’,  ai u shpreh se sipas tij tjetërsimi i gjuhës amtare është ajo që e rrënon atdheun.

Mehmeti foli edhe për shqiptarët  e Kosovës, që sipas tij flasin një gjuhë që nuk është as gegërisht dhe as toskërisht duke mbuluar injorancës e atyre që nuk flasin gjuhën letrare.

“Ne shqiptarët kemi nis të rrënojmë edhe atdheun që na mbajti gjallë me shekuj dhe na mbajti të bashkuar edhe kur kemi qenë të ndarë. Mendojë se dhunues më të denjë të këtij atdheu janë shqiptarët e Shqipërisë që në një fjali 10-fjalëshe, 8 janë të huazuara nga gjuhë të huaj. Ndodh ajo që nuk duhet të ndodh kurrë. Ndodh ajo që dëmton një popull. Ndodh tjetërsimi i gjuhë amtare, ajo që mban shqiptarinë të bashkuar edhe kur nuk jemi.

Shqiptarët e Kosovës flasin një gjuhë që nuk është as toskërisht as gegërisht, një gjuhë që mbulon injorancës e tyre që nuk dinë të flasin gjuhë letrare. Për shqiptarët e Shqipërisë patriotizmi është  të jesh më shpërlarë nga çdo gjë shqiptare. U harruan emrat e bukur shqiptarë. Ne e pamë se çfarë i ndodh një populli kur harron gjuhën e vetë. Ne e pamë se popujt të cilët e rrënojnë atdheun, gjuhën e vetë ata nuk meritojnë të ardhme”, u shpreh Kim Mehmeti.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta